15:37 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj tregon për çka do të diskutohet nesër në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka konfirmuar se nesër krerët e institucioneve do të udhëtojnë në Bruksel për t’u takuar me krerët e Bashkimit Evropian.

Ai tha se në takimin e nesërm janë tri tema që do të diskutohen;  marrëdhëniet kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së, liberalizimi i vizave dhe dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Haradinaj u shpreh se në këtë takim ka mundur të jenë prezent edhe opozita, por që mund të jenë herën tjetër.

Kryeministri Haradinaj ka ripërsëritur se nuk e sheh veten pjesë të dialogut duke thënë se dikush duhet t’i kryej punët e shtëpisë.