14:32 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj tregon prioritetet e plotësuara të Kosovës për reforma evropiane

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se janë dakorduar në një agjendë të trashëguar të reformave evropiane, duke identifikuar edhe prioritetet.

Në mbledhjen e Qeverisë, Haradinaj ka thënë se një pjesë e këtyre prioriteteve janë realizuar.Rendi dhe lindi, kundër korrupsioni dhe klima biznesore, janë ndër prioritetet e realizuara, sipas Haradinajt. Kurse, tema të hapura janë: bartja e disa agjencive nga kuvendi, ligji për arsimin e lartë, si dhe  traktati i transportit me Maqedoninë.

“Iu siguroj që kemi interes, është interes i Kosovës dhe qytetareve që jo vetëm atë që njihet si angazhim në rend e ligj dhe përcjellja e rasteve ne proces. Por kemi interesim të vazhdojmë më reformat evropiane. Sepse Kosova është e përcaktuar për perspektiven evropiane”, tha Haradinaj.