75 Mall Live Search
21:04 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj tregon se çfarë bisedoi me Ana Bërnabiqin, rreth arrestimit të serbëve!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka demantuar mediat beogradase se ai i kishte kërkuar falje kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, rreth arrestimit të disa serbëve nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

“Unë kam pas bisedë, pas ndërhyrjes së saj në tryezë. Unë ja ktheva. Erdh deri te një ballafaqim. Që organet e rendit i kanë kryer punët e veta. S’ka qenë kërkim falje, bisedë për temën”, ka thënë ai në një emision në Dukagjin.

Ndryshe, mediat serbe kishin raportuar se Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar dy herë falje asaj të Serbisë, Ana Bërnabiqit për shkak të arrestimit të pesë serbëve në rajonin e Gjilanit.