Haradinaj tregon se në cilin rast do të hiqte taksën 100% ndaj Serbisë
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur rreth taksës 100% e vënë për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Pas takimit me komisionarin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, Haradinaj ka thënë se ia ka bërë me dije se taksa do të hiqet vetëm kur të njihet shteti i Kosovës.
Sipas tij të gjitha organet kanë arritur të zbatojnë këtë vendim.
“Ne jemi në gjendje të furnizojmë spitalin e Mitrovicës së Veriut, dhe nuk do të mungojnë ilaqet dhe produktet e nevojshme. Poashtu ne do të respketojmë vendimin e marrur të qeverisë, dhe ky vendim mund të anulohet në rastin e njohjës së Pavarësisë së Kosovës, ndoshta na duket shumë larg kjo, por do të punojmë që të nënshkruajmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Haradinaj gjatë konferencës- transmeton Indekosnline.
Haradinaj ka rikujtuar faktin se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk janë të rrezikuar nga ky vendin, pra nuk i ndikon ata.
“Donacionet janë të lejuara, mallrat humanitare janë të lejuara, mirëpo taksa vlen për importin nga Serbia dhe Bosnja”, ka vlerësuar tutje ai.
Haradinaj, ka folur edhe për takimin me komisionarin Johannes Hahn, dhe kërkesën e tij për heqjen e taksës 100%.
“ Ai kërkonte një zgjidhje për taksën, I thahs se zgjidhja ekziston për njohje dhe tregëtia e lirë.”, tha Haradinaj.
Kurse sa i përket çështjes së liberalizimit të Vizave, Haradinaj ka thënë se nga ana e BE-së po duket të ketë skepticizëm.
“Nga BE është një skepticizëm, japin shumë arsyetime. Këshilli mbledhet cdo tre muaj mirëpo nuk na japi një garancë të fuqishme se nuk do të ndodh tash”.