17:26 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: U konfirmua se Kosova ka bërë përparime në përmbushjen e prioriteteve evropiane

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim pune ku është diskutuar për strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast Haradinaj ka theksuar se është konfirmuar se Kosova ka bërë përparim në përmbushjen e prioriteteve të agjendës evropiane dhe në forcimin e sundimit të ligjit, transmeton Indeksonline.

Ky është statusi i plotë:

Zhvilluam një takim pune me drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Europian, Christian Danielsson, dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Europian për Veprim të Jashtëm, Thomas Mayr Harting.

Biseduam për strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Europian për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe me theks të posaçëm për procesin integrues të Kosovës.

U konfirmua se Kosova ka bërë përparim në përmbushjen e prioriteteve të agjendës europiane dhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe do të vazhdojmë me përkushtim në përmbushjen e plotë të marrëdhënies sonë kontraktuale me BE-në (MSA).

Ne kemi ecur përpara!

Qytetarët e Kosovës presin vlerësimin meritor.

RH