07:15 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj uron Duan: Suksesi i saj na bën krenar (Foto)

Sukseset e kosovarëve në skenën ndërkombëtar nuk kanë të ndaluar.

Ishte Dua Lipa, e cila mbrëmë ua zbardhi fytyrën të gjithëve me çmimet që rrëmbeu në Brit Awards 2018, transmeton Indeksonline.

Atë e ka uruar me një postim në Instagram, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se suksesi i saj na bën krenar.

Ja çka shkroi ai për Duan:

Yjet tona të muzikës po marrin vëmendje botërore. @dualipa mori më së shumti nominime për çmimin “Brit Awards 2018” dhe fitoi çmimet “Artistja më e mirë debutuese” dhe “Zbulimi më i madh artistik i vitit”. Suksesi i saj na bën krenar! /Indeksonline/

Temat: