19:53 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Haradinaj uron Nora Gjakovën: Medalja e artë, na bëri të gjithëve krenarë

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka uruar Nora Gjakovën e cila fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian që po mbahet në Tel Avivi të Izraelit.

Haradinaj ka thënë se është një lajmë i gëzueshëm dhe promues për Kosovës. Sipas tij, shpirti luftarak sportiv i Nora Gjakovës na bëri të gjithëve krenarë, transmeton Indeksonline.

“Urime, Nora dhe Distria! Shumë suksese edhe në sfidat e radhës”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, xhudistja kosovare mposhti me IPPON, Theresa Stoll, nga Gjermania.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Një lajm i gëzueshëm, por edhe promovues për shtetin e Kosovës, na erdhi nga Tel Avivi, Izrael.

Shpirti luftarak sportiv i Nora Gjakovës i kurorëzuar me medaljen e artë dhe Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të Xhudos, na bëri të gjithëve krenarë.

Urime, Nora dhe Distria! Shumë suksese edhe në sfidat e radhës. RH./Indeksonline/