20:29 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / MSH

Haradinaj uron Pashkët: Ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e besimit të krishterë me rastin e Pashkëve.

Haradinaj ka uruar edhe shtetasit e huaj të krishterë që shërbejnë në Kosovë si dhe familjet e tyre.

“Të dashur vëllezër dhe motra të besimit katolik dhe gjithë bashkëkombas shqiptarë të krishterë, gëzuar dhe për shumë mot Pashkët. Gjithashtu urojmë shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre”, ka uruar Haradimaj.

Urimi i plotë i Haradinajt:

I nderuar Imzot Dodë Gjergji,
Të dashur vëllezër dhe motra të besimit katolik dhe gjithë bashkëkombas shqiptarë të krishterë, gëzuar dhe për shumë mot Pashkët!

Gjithashtu, urojmë shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre.

Urojmë posaçërisht Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.

Le të na shërbejë kjo ditë e bekuar për besimtarët katolikë, ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë!
Për ju dhe familjet tuaja, paqe e lumturi, shëndet e harmoni!