20:59 / E Diele, 02 Tetor 2022 / AR

Haradinaj viziton familjet e dëshmorëve: Investimi më i mirë jetësor është ai për liri e për shtet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj vazhdon të jetë në mesin e familjeve që dhanë shumë për lirinë e Atdheut, të dëshmorëve, të bashkëluftëtarëve e të secilës kategori të shoqërisë.

Haradinaj sot ka qëndruar në Malishevë me shumë miq e bashkëluftëtarë. 

“Investimi më i mirë jetësor është ai për liri e për shtet. Sa më i fortë që është shteti, si e arritura jonë më e madhe, aq më të fortë jemi secili prej nesh. Ashtu dhe sot, qëndrova në Malishevë, me shumë miq e bashkëluftëtarë, familjarë të të rënëve për liri, me njerëz që dhanë shumë e vazhdojnë të japin për shtetin”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai sot ka vizituar edhe familjen e dëshmorit të kombit, Daut Paqarizi e cila nga sot i është bashkuar subjektit të cilin e drejtor Haradinaj, AAK-së.“Fillimisht kam vizituar familjen e dëshmorit Daut Paqarizi në Dragobil, ku u pritëm nga i biri i tij Avdiu, familje e cila nga sot na u bashkua në rrugëtimin tonë politik në AAK. Më pas, në organizim të Nuredin Kastratit dhe Kastriot Berishës, qëndrova në shoqëri të udhëheqësve të shoqatave të dala nga lufta, deputetit Bekë Berisha, ndërmarrësve vëllezërve Blakaj, Ukë e Kastriot, e shumë bashkëluftëtarëve e familjarëve të Dëshmorëve”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.“Sot kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare, për Dëshmorin Daut Paqarizi, për Ferat Shala – Plaku, ndër luftëtarët e parë dhe më në moshë të Brigadës 121 Kumanova, invalidit të luftës, Isa (Hamez) Berisha post mortem dhe për tre martirët e familjes Kastrati, Isufin, Jahirin e Zymerin”, ka përfunduar Haradinaj.