21:54 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj viziton KEK-un, siguron se s’ka rritje të çmimit të rrymës!

Kryeministri Ramush Haradinaj,ka vizituar para disa minutave Korporatën Energjetike të Kosovës.

Pas takimit me udhëheqësit e kësaj korporate, kryeministri Haradinaj ka siguruar qytetarët se s’do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike dhe as ndërprerje të saj.

Haradinaj gjithashtu  ka thënë se zhvendosja e banorëve të Hadës, Shipitullës dhe  Mirenës, tashmë duhet të ndodhë dhe duhet të fillojë menjëherë pasi sipas tij zona është e rrezikuar poashtu, pra është nevojë urgjente të ndodhë zhvendosja.

“Duhet vazhduar me aktivizimin e blloqeve tjera, pasi tani punohet vetëm me n’A dhe n’B, pasi ka edhe rrymë të shtrenjë dhe rreziaqre si mungesa në import mund të krijojë problem. Mesa arita të kuptojë procesi është në fund, i zhvendosjes së banorëve. Kek-u është tregu shumë gjeneroz, u ka gjet edhe vend për strehi, merr përsipër qiranë për 6 muaj dhe shujtë poashtu për këtë kohë, pë shkak të zhvendosjes jo të volitshme. Besoj se do të kryhet këto ditë. Për shkak të rrezikimit të zonës, nëse vonohet zhvendosja atëherë do të vendosim një plan emergjent të zhvendosjes. Nuk mund të vazhdohet në pakufi me gjendjen. Aktivizmi i një kapaciteti vendor nuk është s ei kryhen t3ë gjithë problemet por e lehtëson gjendjen në energji edhe për festa, duke u bazuar edhe në import, pra besoj se s’do të këtij probleme”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Haradinaj ka thënë se duhet prodhim më i madh vendor

“Duhet të jemi aktiv që të vazhdojë edhe prodhimi vendor, të gjejmë zgjidhje se ku ka qymyr. Mos ta bazohemi krejt të import. S’ka rritje të çmimit të rrymës dhe s’do të ketë ndërprerje. Pra s’duhet të ketë rritje të çmimit në këtë kohë, as ndërprerje. Kjo është kërkesë serioze dhe s’kam qare pa garantuar q3ë do të ketë energji.”, ka përfunduar Haradinaj./Indeksonline/