75 Mall Live Search
12:43 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Vuçiq mund të vije në Kosovë kur të dëshiroj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për ndikimin e Rusisë në Kosovë dhe arrestimin e Gjuriqit.

Ai gjatë një konference ka thënë se nuk e di me kë ka folur Vucicin të hënën në telefon për Gjuriqin, raporton Indeksonline.

Ky është fjalimi i Haradinajt:

Unë tërë ditën kam komunikuar vetëm me Jevtiqin dhe ne kemi kërkuar që të ketë mirëkuptim edhe prej popullsisë dhe komunitetit atje.

Ky aksion ka qenë i drejtuar vetëm ndaj atij që ka hyr ilegalisht në Kosovë.

Është mirë që e gjithë kjo storie e të hënës është përmbyll pa viktima dhe mendoj se duhet të jemi më të kujdesshëm dhe serioz.

Duhet të kemi kujdes sepse është temë e ndjeshme, duhet të ruajmë komunikimin me të gjithë në Kosovë, përfshirë edhe veriun.

Nuk mund  të komunikoj çka bën presidenti serb me Rusinë. Kosova ekziston dhe nuk mund të zh’bëhet për hatër të askujt, ka kushtetutën dhe ligjet e veta, askush nuk mund ta kontestoj këtë.

Orientimi ynë është euroatlantik dhe integrimi në BE e Nato, ne jemi me Amerikën dhe i qëndrojmë besnik kësaj.

Vucic sa herë të dëshiroj mund të vije në Kosovë por  vetëm sipas ligjit.

Institucionet e Kosovës nuk kanë pasur zgjidhje tjetër, ku do të mund të shkonin ministri dhe policët nëse do të dështonte aksioni, sdo kishin vend në Prishtinë.

Unë nuk kam qenë në zyre të Jevtiqit dhe nuk e di foton e kujt e mban në zyre. Ai  vjen përditë te unë dhe e sheh foton e Thaçit. /Indeksonline/