08:06 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Zemra e Ismail Qemalit rrah në secilin prej nesh

Sot janë bërë 101 vjet që kur ka vdekur kryeministri i parë shqiptar, Ismail Qemali.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook e ka kujtuar atë, shkruan Indeksonline.

Ai tha se kur përmendet emri i tij, kujtojmë Plakun me flamur në dorë dhe se zemra e tij e madhe, pushoi së rrahuri 101 vjet më parë, por ajo rrah në secilin prej nesh.

Postimi i plotë:

Kur përmendet emri i tij, kujtojmë Plakun me flamur në dorë. Ismail Bej Vlora, nuk ishte vetëm burrë shteti. Ai ishte Themelues i Shqipërisë. Zemra e tij e madhe, pushoi së rrahuri 101 vjet më parë, por ajo rrah në secilin prej nesh.

Lavdi!/Indeksonline/