15:18 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj zëvendësministrit të tij: Bëji të fala ministrit, herën tjetër të vijë në mbledhje

Kryeministri Haradinaj ka kritikuar ministrin e inovacionit dhe ndërmarrësisë Besim Beqaj për mosprezencën e tij në mbledhjen e Qeverisë.

Teksa njëri nga zëvendësministrat e tij ka paraqitur kërkesën për shqyrtimin e propozimit për të kërkuar nga presidenti i Kosovës dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit me Agjencionin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ për projektin CETEP, kryeministri Haradinaj nuk ka pranuar që kjo pikë të votohet nga ministrat duke kërkuar që herën tjetër vet ministri të jetë prezent.

“Kjo pikë shtyhet kur ministri të jetë këtu. Boni të fala ministrit herën tjetër le të vijë në mbledhje.

Nuk është në rregull që një ministër e vlerëson një takim më të rëndësishëm se mbledhja e qeverisë. Nuk ka logjikë kështu nuk e di çka është më me rëndësi se mbledhja e qeverisë për një ministër e ai po e qon zëvendësin e tij këtu, ka mujt me dërgu ne atë takim vëndësministrin e tij”,tha ai.

Kujtojmë se edhe mbledhjen e kaluar ka kritikuar ministrin e FSK-së Rrustem Berisha për mosprezencën e tij në mbledhje.