09:36 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinajt: Miqtë si Iowa duhet t’i mbajmë afër vetes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime me personalitete të rëndësishme atje.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se është takuar me senatoren amerikane nga Iowa, Joni Ernst, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka shkruar se Kosova miqtë si Ernst dhe Iowa duhet t’i mbajë përherë afër vetes.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Bashkëpunimi bilateral i Kosovës me shtetin e Ioëa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan.

Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër, Senatoren Amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në Senatin Amerikan në Washington.

Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe Shteti i Iowa-s dhe tani fuqizimi i këtij raporti, po bëhet përmes bashkëpunimit konkret në arsim dhe ekonomi dhe fusha të tjera zhvillimore.

Miqtë si Ernst dhe Iowa duhet t’i mbajmë përherë afër vetes! /Indeksonline/