14:52 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinajt nuk i shkojnë ministrat në mbledhje, paralajmëron shkarkime

Sot ishte paralajmëruar të mbahej mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës nga ora 14:00.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi për herë të parë Qeveria nuk pati kuorum, shkruan Indeksonline.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i pakënaqur me këtë situatë, për shkak të së cilës dështoi mbledhja.

“Po shprehi mospajtim me faktin që s’ka kurom. E di që kanë angazhime, por mbledhja e qeverisë duhet të ketë prioritet”, tha Haradinaj.

Madje, ai kishte edhe një paralajmërim për ministrat që po mungojnë në mbledhjet e kabinetit. “Do të bisedoj me partnerët e koalicionit për t’i shkarkuar nëse ata mungojnë”, tha Haradinaj.

Ai u tregua pak më i ashpër me ministrin e ri të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.

“Ai sapo është emëruar në këtë pozitë dhe nuk e di si ia jep vetës këtë të drejtë të mungoj”, theksoi Haradinaj./Indeksonline/