09:41 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Harden mposht i vetëm Utah, Boston “fluturon” me Irving

Houston udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve në Konferencën e Perëndimit ndaj Utah Jazz, pas fitores 118-98 arritur sot. Një sukses i lehtë i ekipit teksan, superior në fushë karshi Jazz në të gjithë ndeshjen, duke e merituar fitoren. James Harden zhvilloi një tjetër ndeshje magjike, autor i “triple double”, duke realizuar 32 pikë, 13 rebound e 10 asist. Ndërsa tek Utah mungoi pikërisht lojtari lider.

Në Lindje, skuadra e Boston fitoi 99-91 në fushën e tij ndaj Indiana, ndeshje ku skuadra mike shpërdoroi një avantazh prej 12 pikësh në fillimin e periodës së katërt. u mendua se Pacers do ta fitonin ndeshjen (Bogdanovic më i miri me 23 pikë), por në minutat e fundit erdhi përmbysja e Celtics. Ai që shkëlqeu ishte Kyrie Irving, që realizoi 37 pikë, mbështetur edhe nga Tatum me 26 pikë. Boston udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve.

Po 2-0 udhëheq serinë e ndeshjeve edhe ekipi i Milwaukee, skuadra me rekordin më të mirë në sezonin e rregullt. Bucks mposhtën lehtësisht 120-99 Detroit, sfidë që u vendos në gjysmën e dytë të saj. Milwaukee pati gjatë gjithë kohës një avantazh të lehtë, me vendasit që shpërthyen në pjesën e dytë falë 27 pikëve të Bledsoe, 26 të Antetokounmpo dhe 24 të Middleton, një trio që bëri diferencën në parket.

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale Play off

1-8 Milwaukee – Detroit, 120-99 (2-0)

4-5 Boston – Indiana, 99-91 (2-0)

3-6 Philadelphia – Brooklyn, (1-1)

2-7 Toronto – Orlando, (1-1)

Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale Play off

1-8 Golden State – Clippers, (1-1)

4-5 Houston – Utah Jazz, 118-98 (2-0)

3-6 Portland – Oklahoma, (2-0)

2-7 Denver – San Antonio, (1-1)