75 Mall Live Search
09:34 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Harden në histori të NBA-së (Video)

James Harden u bë lojtari i parë në histroinë e NBA-së që regjistron 60 pikë në një ndeshje. Skuadra e tij, Houston Rockets mposhti 114 – 107 ekipin e Orlando Magic, transmeton IndeksOnline.

60 pikët e Harden thyen edhe një rekord tjetër, që e mbante Clavin Murphy – i cili shënoi 57 pikë në një ndeshje në vitin 1978.

Rezultatet tjera ishin befasuese, me skuadrat pretendente për titull që kanë pësuar humbje, duke nisur nga kampionët e Golden State, që u mundën 129-99 nga Utah Jazz. Ndeshje e dominuar nga Jazz, gjithnjë në avantazh, duke e merituar fitoren, ku u dallua Rubio me 23 pikë e 11 asist, mbështetur nga Ingles e Mitchell me nga 20 pikë secili. Për Warriors një ndeshje zhgënjyese e yjeve të saj, me Thompson që realizoi 27 pikë. Humbet edhe Cleveland, që u mund 125-114 nga Detroit, sfidë ku titullarët e Pistons realizuan të gjithë mbi 19 pikë (Johnson më i miri me 26 pikë e 10 rebaund). Për Cavaliers u dallua James me 21 pikë, por që mbetën për statistikë./IndeksOnline/

Temat: