09:30 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Nuk mjaftojnë 41 pikët e Harden, Houston mposhtet nga Warriors (Video)

Paraqitje mbresëlënëse e James Harden, por skuadra e tij mposhtet nga Golden State Warriors.

Houston Rockets është mposhtur nga kampioni aktual, 106-119, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse ishte fantastik, me 41 pikë, 7 asistime dhe 4 kërcime, Harden nuk arriti ta mposhte Warriorsin.

Për ekipin fitues, basketbollisti më i mirë ishte Kevin Duran, që realizoi 37 pikë, një asistim dhe 4 kërcime.

Ndeshja e dytë mes Houston Rockets dhe Warriors zhvillohet më 17 maj./IndeksOnline/