15:28 / E Diele, 07 Tetor 2018

Harmoni tek Arsenali pas fitores së nëntë me radhë – ja çfarë thotë Mustafi

Në nëntë ndeshjet e fundit, Arsenali ka regjistruar nëntë fitore, teksa në Premier League gjashtë radhazi duke arkëtuar 24 pikë.

Sot, në ”Craven Cottage”, skuadra e Unai Emeryt triumfoi në derbin londinez ndaj Fulhamit.

Arsenali arriti ta mposhtë rivalin lokal me rezultat bindës, 5-1, transmeton IndeksOnline.

E nga minuta e parë për Arsenalit sot u paraqitën Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, të cilët janë bërë të pazëvendësueshëm nga Emery,

Si Xhaka, ashtu edhe Mustafi, u shquan për paraqitje solide sot, ndërsa ky i fundit ka reaguar tani në Twitter.

”Të shkojmë përpara. Tre pikët e radhës dhe fitorja e nëntë radhazi për ne tani. Përndryshe, kombinimi i aksionit te goli i tretë ishte perfekt”, shkroi Mustafi në llogarinë e tij./IndeksOnline/