75 Mall Live Search
08:16 / E Premte, 08 Maj 2026 / Z S

Harrison ka një kërkesë për politikanët: Bashkohuni, siç u bashkuam, më 1999

Ish-ushtari britanez, Jon Harrison, i cili gjatë luftës së vitit 1999 stërviti pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe së fundmi mori shtetësinë kosovare ka dhënë edhe një mesazh për klasën politike në vend.

Në intervistën e tij për Politiko në Kanal10, Harrison u bëri thirrje politikanëve që të lënë anash ndasitë dhe të punojnë për qytetarët, duke rikujtuar frymën e bashkimit gjatë luftës.

“Bashkohuni, siç u bashkuam më 1999. Punoni për njerëzit”, ka thënë ai.

Harrison theksoi se uniteti që ekzistonte gjatë periudhës së luftës ishte çelësi i rezistencës dhe mbijetesës, ndërsa shtoi se po i njëjti përkushtim duhet të shërbejë edhe sot për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.