08:10 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Harrojeni ”Anfield-in”, ky stadium ka atmosferën më të mirë në mbrëmjet evropiane

Komentatori legjendar i ITV, Cilve Tyldesley mendon se stadiumi, ”Celtic Park” krijon atmosferën më të mirë në futbollin evropian, duke e kaluar edhe stadiumin ikonik të Liverpoolit, ”Anfield Road”.

Duke qenë komentator që prej tre dekadash, Tyldesley ka punuar në disa ndeshje historike në futbollin britanik, duke përfshirë edhe tripletën e famshme të Manchester Unitedit ndaj Barcelonës në vitin 1999.

Ai e lavdëroi atmosferën e stadiumeve në mbarë Evropën, por Tyldesley beson se asnjë stadium evropian nuk ka atmosferë më të mirë se stadiumi nmë Glasgow.

Tyldesley ishte mysafir në ”show-in” irlandez, ”Of the Ball” të enjten, dhe kur u pyetë për mendimin e tij në këtë aspekt, ai dha një përgjigjje interesante.

”Unë mendoj se atje është një atmosferë e dalluar dhe më ndryshe”.

”Ju mund të keni përjetuar mbrëmje të ndryshme në Turqi dhe në Greqi, dhe është më ndryshe. Por, Celtic Park dhe Anfield në mbrëmjet evropiane janë pak më përpara”.

”Por, nëse do të duhej të zgjedhja njërin prej tyre, atëherë mendoj se Celtic Park krijon atmosferë më të mirë se ‘Anfield’. Liverpooli është paksa më mbrapa”, tha komentatori i njohur./IndeksOnline/

Anfield