08:53 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Harrojeni Kylie Jennerin, mikesha e saj e lë prapa me linjat

Anastasia Karanikolaou njihet në botë si mikesha e ngushtë e Kylie Jennerit.

Por, ajo tashmë ka arritur të krijonte famën e saj edhe për shkak të linjave të saj dhe ekspozimit pa kompleks të asetetve të trupit në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Biondina seksi ka super-forma e të cilat i shfaq në secilën paraqitje duke dëshmuar kështu që është një konkurrente e yllit televiziv, Kylie.

Në disa foto që Stassie ka publikuar në Instagram ajo në fokus kishte linjat e mrekullueshme teksa dukej mjaft joshëse.

Ndryshe, ajo ka 6.3 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa kohë më parë ka lansuar linjën e saj të bikineve./Indeksonline/