10:59 / E Premte, 14 Gusht 2020

Harrojeni Lingardin, 70 milionëshi i Atletico Madrid asnjë gol apo asistim këtë sezon

Erdhi me shumë bujë në Atletico Madrid, por në dy sezona sa ka luajtur nuk ka lënë asnjë gjurmë.

Francezi, Thomas Lemar u transferua për 70 milionë euro në vitin 2018 me shpresë se do ta ndihmoj Atletico Madrin që të arrij synimet e saja, transmeton Indeksonline.

Por, pas 2 sezonesh, 24 vjeçari po del të jetë një transferim i dështuar. Gjatë këtij sezoni, Lemar nuk ka shënuar asnjë gol apo të ketë dhuruar ndonjë asistim në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.

Vlera e francezit në market është 24 milionë euro por me formën aktuale, pritet të jetë edhe më e ulët./Indeksonline/