13:06 / E Shtunë, 30 Mars 2024 / FR

Harroni investimet e shtrenjta për dhëmbë në klinikat private, implanti dentar tani bëhet edhe në QKSUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka rifillon aplikimi i implanteve dentare në QKSUK.

Në njoftim është bërë e ditur se nga data 29 mars ka rifilluar aplikimi i terapisë me implante për pacientët që kanë indikacion rehabilitimin kirurgjik dhe protetikor të padhëmbësisë.

“Pas një periudhe të gjatë të mungesës së trajtimit stomatologjik me implante, nga dita e djeshme, 29 mars 2024, rifilloi aplikimi i terapisë me implante për pacientët që kanë indikacion rehabilitimin kirurgjik dhe protetikor të padhëmbësisë.

Trajtimi i filluar me vendosjen e implanteve në Klinikën e Kirurgjisë Orale do të vazhdojë me rehabilitimin protetikor në Klinikën e Protetikës Stomatologjike të QKSUK-së.

Me këtë shënohet një arritje të re në ofrimin e shërbimeve më të avancuara që kanë munguar në sistemin publik shëndetësor”, thuhet në njoftim.