75 Mall Live Search
23:15 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / G T

Harry Kane: Do ndërroja gjithçka çfarë kam bërë, vetëm për të fituar nesër në mbrëmje

Sulmesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Spanjës në Euro 2024.

Kapiteni i “Tre Luanëve” dha një deklaratë interesante në lidhje me finalen e nesërme që zhvillohet në stadiumin e Berlinit, shkruan Indeksonline

“Unë do të ndërroja gjithçka që kam bërë në karrierën time si futbollist, për të pasur një natë speciale dhe një fitore nesër mbrëma kundër Spanjës”, tha Harry Kane

Kujtojmë që sulmuesi anglez nuk ka fituar asnjë titull gjatë karrierës së tij futbollistike, si me Tottenham Hotspur, ashtu edhe me Bayern Munchen./Indeksonline/