12:38 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Harry Kane rikthehet në stërvitje të plotë për Anglinë

Harry Kane u kthye në stërvitje të plotë të enjten.

Kane pësoi një goditje në kyçin e këmbës gjatë lojës ku mposhtën 6-2 Iranin që hapi turneun e Anglisë.

Kapiteni i Tre Luanëve u stërvit individualisht të mërkurën, por ishte i aftë për t’iu bashkuar grupit në Al Wakrah të enjten, transmeton IndeksOnline.

Kane pësoi një goditje në kyçin e këmbës së djathtë pas një sfide me Morteza Pouraliganji në fitoren 6-2 të Anglisë kundër Iranit të hënën – fitorja më e madhe e kombëtares ndonjëherë në fillimin e një turneu madhor.

Por pasi ai përfundoi një seancë më të lehtë stërvitore të mërkurën, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate konfirmoi se Kane do të ishte i aftë për t’u përballur me Shtetet e Bashkuara.