14:05 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Harry Kane thyen një rekord në Premierligë (Foto/Video)

Futbollisti më në formë në Europë, Harry Kane ka thyer një rekord të ri në Premierligë.

Sulmuesi i “Tre Luanëve” ka shënuar një gol kundër Southamptonit, gol ky që e fut anglezin në histori, shkruan IndeksOnline.

Kane bëhet futbollisti i parë që shënon 37 gola në Premierligë në një vit kalendarik, duke thyer rekordin e sulmuesit legjendar, Alan Shearer.

24-vjeçari është afër ta kaloj edhe Lionel Messin me më së shumti gola të shënuara në vitin 2017./IndeksOnline/