11:56 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Southgate: Ylli i Anglisë është më i miri në botë

Gareth Southgate ka pohuar se Harry Kane është ”golashënuesi më i mirë në botë”, pas fitores së Anglisë ndaj Kroacisë dje.

”Tre Luanët” ishin në disavantazh prej një goli, por 12 minuta pa mbaruar ndeshja, Kane asistoi te goli i Jesse Lingard, e më pas e shënoi golin e fitores.

Ky rezultat nënkupton se skuadra e Southgates është në vendin e parv në grupin A4 para Spanjës duke marrë ”biletën” për ndeshjet e verës së ardhshme, derisa Kroacia bie në grupin B.

Sulmuesi i Tottenhamit e ndali ecurinë e tetë ndeshjeve pa gol për Kombëtaren dhe Southgate ka vetëm lëvdata për të, transmeton IndeksOnline.

Credit: P

”Kane është golashënuesi më i mirë në botë. Ju gjithnjë kërkoni një lojtar me aftësitë e tij”.

”Ai është ekzekutuesi ynë kryesor i penalltive, lideri dhe pika jonë e fortë”.

”Ne kemi besim të madh në të dhe ai është shumë i uritur që ta drejtojë skuadrën tutje”, u shpreh Southgate.

Goli ndaj Kroacisë ishte i 20-ti për Kane te Kombëtarja, duke e lënë atë 33 gola para golashënuesit më të mirë, Rooney, i cili numëron 53 gola./IndeksOnline/

Credit: PA