75 Mall Live Search
10:57 / E Hënë, 20 Prill 2026 / KV

Harta e Kosovës, dëshmia se si serbët planifikuan trazirat në vendin tonë, ky është arsyetimi i avokatit serb (Video)

Gjatë seancës së sotme për rastin e Banjskës, avokati Lubomir Pantoviq, mbrojtës i Blagoje Spasojeviqit, ka kundërshtuar një nga provat e paraqitura në aktakuzë, duke e cilësuar si të pabazuar.

Ai iu referua një fotografie të përfshirë në aktakuzë, hartë kjo si dëshmi se si serbët planifikuan trazirat dhe shkëputjen e një pjese të vendit.

Quditërisht, reagimi i avokatit serb lidhur me këtë është qesharak. Sipas tij, harta është provë relevante.

“Harta e veriut të Kosovës e gjetur në veri, me pretendimin se të akuzuarit kishin për qëllim marrjen e asaj pjese të territorit, nuk qëndron aspak, është e papranueshme”, tha ai.

Sipas Pantoviqit, në këtë material përmendet vetëm një qëllim i paqartë për hapësirë, pa u specifikuar ndonjë plan konkret.

Ai theksoi se në hartë është shënuar edhe liqeni i Gazivodës, i cili ndodhet në territorin e Zubin-Potokut.

Avokati hodhi poshtë pretendimet se kjo hartë dëshmon përpjekje për shkëputje të territorit të Kosovës, duke i quajtur ato të pavërteta.