75 Mall Live Search
21:52 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / BA

Harta e territoreve ukrainase të pushtuara nga rusët në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e bisedimeve Trump-Zelensky

Në Zyrën Ovale, një hartë e madhe e Ukrainës ishte shfaqur përballë vendit ku ishin ulur Trump dhe Zelensky.

Kyiv Post, shkruan në rrjetin “X” se pjesa lindore, e ngjyrosur me rozë, tregonte afërsisht 20% të vendit nën kontrollin rus.

“Një kujtesë e zymtë e luftës gati katërvjeçare dhe një mjet i mundshëm për Trump për të ushtruar presion mbi Zelenskyn që të merrte në konsideratë marrëveshjen tokë-për-paqe pasi mediat të ishin larguar”, thuhet në postim.