20:26 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Hasani: “Emocion i madh dhe nder me qenë pjesë e Kosovës”

Mesfushori i Kosovës, Florent Hasani sonte mbajti stërvitjen e parë me “Dardanët”.  

Anëtari i skuadrës hungareze, Diosgyor pritet të debutoj me Kosovën në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës.

21 vjeçari në një intervistë për Indeksonline, ka thënë se ndjen emocion të veçantë që do ta përfaqësoj Kosovën.

“Normal, është emocion i madh dhe nder me qenë pjesë e Kosovës. Jam shoqëruar me të gjithë futbollistët dhe më kanë pritë shumë mirë. Konkurrenca është shumë e madhe në mesfushë, por ajo më shtynë me punu edhe ma shumë. Kemi shumë lojtarë kualitativ, por puna ime është të përkushtohem dhe ta pres momentin” deklaroi Hasani.

Kujtojmë që muaj më parë Florent Hasani ishte kontaktuar edhe nga kombëtarja e Shqipërisë, por pas një bisede me trajnerin Bernard Challandes ai zgjodhi për të luajtur me Kosovën. /Indeksonline/