18:04 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / k.v

Hasani: Institucionet e sigurisë ta rrisin luftën kundër narkotikëve tek të rinjtë

Droga e alkooli janë shndërruar si mjeti më i lehtë për të rinjtë për t’iu shmangur sfidave të jetës reale, u tha në konferencën e mbajtur nga studentët e Prishtinës, lidhur me aktivitetet e institucioneve të Kosovës për ta parandaluar konsumimin e substancave narkotike nga të rinjtë në Republikën e Kosovës.

Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani, njeherit Këshilltari i Kryeministrit të Republikës, u ka thënë të pranishmëve se për një rritje të mundshme të konsumimit të drogave mund tё ndikojnë disa faktorë si, mungesa e programeve parandaluese tek tё rinjtë nepër shkolla, nё nivel kombëtar, qasja e lehtë tek drogat, tranzicioni i vlerave shoqërore, mungesa e angazhimeve alternative tek të rinjtë, dëshira e tё rinjve për të eksperimentuar me gjera tё ndryshme, gjendja e vështirë ekonomike dhe nevoja për t’i ikur një realiteti tё tillë, mungesa e kontrollit nё nivel tё duhur nga ana e prindërve për fëmijët e tyre , ndërsa kemi nevojën që institucionet sigurisë së Kosovës të bëjnë më shumë për parandalimin e kësaj dukurie, theksoi Hasani.

Gjatë këtij takimi u vlerësua se kjo moshë është shumë delikate sepse përcakton ecurinë e jetës së individit tek të rinjtë.