21:59 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / AR

Hasani: Ligji për Zgjedhje ishte absurd, Kurti me plot të drejtë donte ta ndërronte

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se propozimi i ndryshimit për Ligjin për Zgjedhje që e bëri kryeministri Albin Kurti, dy ditë para se të votohej për presidentin e vendit, ishte me plot të drejtë, shkruan Indeksonline.

Hasani tha se ai ligj ishte i padrejtë dhe absurd.

Mua s’më intereson pjesa politike. Me plotë te drejtë ai donte ta ndërronte ligjin se ishte i padrejtë, ligjin që i ndalonte njerëzit që janë me vendim, se ishte absurd. Por ajo nuk mund të bëhet me ligje të zakonshëm duhet me amandament”.

Po ashtu, Hasani u shpreh se as kryeministri Kurti as askush tjetër nuk mund ta ndryshojë Kushtetutën me 2/3 e popullsisë shumicë, pasi që serbët nuk e japin pëlqimin as për ndryshimin më fisnik.

S’mundet askush me e ndrru me 2/3 të popullsisë shumicë. Vështirë është më mendu që serbët e jepin pëlqimin edhe për ndryshimin më fisnik që unë do e kisha bë, ta zëmë çështja e formimit të qeverisë, saktësimi i disa kompetencave të presidentit.

Nëse nuk ndërrohet sistemi zgjedhor e kisha precizu mbi bazën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese duke caktu afate sa ditë mundet me prit fituesi dhe sa ditë kalon me automatizëm te tjetri, te i dyti, te cilido tjetër”.