17:16 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Hasani mban ligjëratë me studentët shqiptarë në Maqedoni

Anëtari i Qeverisë së Kosovës si Koordinator Nacional për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani, ka qenë i ftuar si ligjërues në konferencën me temën “Perspektiva e Gjeneratës së Re në Ballkan, roli i tyre si dhe lufta mes gjeneratave” me studentët e Universitetit të Shtulit, ku ka mbajtur një bashkëbisedim me studentët shqiptarë në Maqedoni.

Hasani në këtë konferencë ka vlerësuar lart pjesëmarrjen e të rinjve të Ballkanit në forcimin e institucioneve dhe integrimin evropian, kështu që, siç ka thënë ai, duke kaluar idetë e gjeneratës së vjetër por duke u bërë kreativ, bashkëpunues dhe vizionar për të ardhmen e përbashkët dhe paqen.

Ndryshe, Hasani është pjesë e Qeverisë së Kosovës në kuadër të programit për fuqizimin e gjeneratës së re brenda institucioneve të Kosovës.