75 Mall Live Search
16:16 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / H F

Hasanpapaj: As shiu nuk i ndali qytetarët e Sllatinës me ardhë sot e me ndejtë bashkë me ne

Kandidati i LDK-së, Bardhyl Hasanpapaj, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore, kësaj radhe në Sllatinë.

Përmes një postimi publik, Hasanpapaj tha se as reshjet e shiut nuk i ndalën qytetarët që të marrin pjesë në takim dhe të qëndrojnë bashkë me ta.

“As shiu nuk i ndali qytetarët e Sllatinës me ardhë sot e me ndejtë bashkë me ne. Faleminderit për pritjen, besimin dhe për çdo hall që e ndatë me zemër. Këto takime po na e dëshmojnë çdo ditë se Kosova ka nevojë për bashkim e për një rrugë të drejtë, bashkimin e djathtë të Lidhjes Demokratike e Kosovës.”, ka shkruar ai.

Tutje, Hasanpapaj ka theksuar se këto takime po tregojnë se Kosova ka nevojë për bashkim dhe për, siç u shpreh ai, “një rrugë të drejtë”, duke përmendur edhe bashkimin e djathtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj garon për deputet me numrin 34 në zgjedhjet e 7 qershorit.