21:41 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hashim Thaçi: Sporti ka bashkuar popullin, gjë të cilën politika nuk mundi ta bëjë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rezervuar lëvdata të mëdha për arritjet e sportitëve kosovarë në vitin 2019.

Në forumin ndërkombëtar të Sportit dhe Paqes, që po mbahet në Monko, para figurave të shumta ndërkombëtare nga jeta politike dhe shoqërore, Thaçi është shprehur krenar me sportin, veçanërisht me futbollin.

 “Sporti ka bashkuar popullin, gjë të cilën politika nuk mundi ta bëjë. Djem dhe vajza të reja na kanë bërë krenarë me paraqitjet e tyre, duke e ngritur flamurin në çdo cep të botës, duke përfshirë Olimpiadën dhe Euro 2020. Këtë vit përfaqësuesja e Kosovës në futboll na dhurojë shumë gëzime dhe fitore. Është e pandalshme!”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Twitter. /Indeksonline/