75 Mall Live Search
18:16 / E Premte, 03 Korrik 2026 / Gj Sh

Pas largimit nga Prishtina, Ardian Limani transferohet te Gjilani

Pas largimit nga Prishtina, Ardian Limani është bërë me skuadër të re.

Ai karrierën do ta vazhdoj te skuadra e Gjilanit, shkruan IndeksOnline.

Limani ka nënshkruar kontratë me ”Skifterat” për dy vitet e ardhshme, e vlefshme deri në vitin 2028.

”Sport Club Gjilani njofton me kënaqësi arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ardian Limani, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqe e bardh.

Marrëveshja ndërmjet klubit dhe futbollistit është e vlefshme për dy edicione futbollistike, duke e lidhur Limanin me Gjilanin deri në përfundim të sezonit 2027/28.

Me përvojën, cilësitë dhe karakterin e tij në fushën e lojës, Ardiani pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën në realizimin e objektivave të klubit në sezonet në vazhdim.

Sport Club Gjilani i uron Ardian Limanit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën kuqe e bardh, duke besuar se së bashku do të arrijmë rezultate të mëdha.’, thuhet në njoftim./IndeksOnline/