13:33 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Havolli: Raporti financiar nuk përmbush as kërkesat minimale

Komuna e Prishtinës gjatë ditës së sotme nuk ka arritur që të miratojë raportin financiar për tre mujorin e katërt, pasi ai u rrëzua me 33 vota.

Asambleisti Sokol Havolli, përmes një statusi në facebook, ka thënë se ky raport është skandaloz dhe nuk përmbush as kërkesat minimale të kërkuar me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Havollit:

Raporti skandaloz financiar për tremujorin e katër, i Komunës së Prishtinës u rrëzua me 33 vota. Ky raport, nuk i përmbushte as kërkesat minimale të kërkuara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike. Ishte aq i dobët sa që materia e tij nuk ia vlente të diskutohej.

Në emër të LDK-së paraqita vërejtjet dhe shqetësimet mbi këto dështime.

Paaftësi totale të shkruarjes së një raporti financiar. Po ashtu, paaftësi totale të planifikimit. Asnjë nga titujt buxhetor nuk është realizuar sipas planit, përveç shpenzimeve të drekave zyrtare e lluksit, që ishte realizuar 100%.

Paramendo, investimet kapitale, si kategoria më e rëndësishme buxhetore ka realizim prej vetëm mbi 50% në Prishtinë.