13:12 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Haxhi Avdyli e “zbulon” se cilën ministri do ta udhëheq Vjosa Osmani

Bisedimet mes LDK-së dhe LVV-së për të arritur një marrëveshje për koalicion qeveritar.

Ende nuk dihet asgjë se si do të ndahen ministritë dhe cilat postet i ka marrë LDK e cilat Vetëvendosje, transmeton Indeksonline.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli përmes një postimi në Facebook në një mënyrë ka paralajmëruar se Vjosa Osmani do të jetë Ministre e Brendshme në Qeverinë Kurti.

Ai ka postuar një fotografi ku shihet një veturë me targat: “MB VJOSA”.

“Në mungesë të tenderimit të targave, në Has kishin dalë targa të reja të makinave?”, ka shkruar ai në postimin e tij./Indeksonline/