20:07 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Haxhi Avdyli zgjedh të jetë neutral për zgjedhjet e kryetarit të LDK-së në Prizren

Kryetari në largim i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas publikimit të disa fotove të 19-vjetorit të LDK-së në Prizren ku ai bashkë me Vjosa Osmanin dhe Armend Zemajn kishin dalë me Anton Qunin, kandidatin për kryetar të Degës.

Ai në një postim në Facebook shkruan se nuk e përkrahë  Driton Selmanajn dhe  Anton Qunin në garën për të parin e Degës së LDK-së në Prizren.

“Unë si kryetar në shkuarje i degës, do punoj për një proces fer, atmosfere relaksuese, pa imponime e improvizime , për përafrimin e njerëzve më të mirë të lagjeve e fshatrave, deri te zgjedhja e kryetarit pa anuar për asnjë kandidat, por si garantues te kushteve për garë të barabartë për secilin të interesuar , dhe jo vetëm të dy deputetëve, por secilit aktivist me ambicie. Këtë ia kam borxh LDK –së, por edhe Kosovës, sepse Kosova ka nevojë për një LDK të fortë që e nxjerr nga bataku i keqqeverisjes së një klase politike në ikje”, ”, shkruan Avdyli.

Në tubimin e LDK-së në Prizren nuk ishte i pranishëm Driton Selmanaj, pasi ndodhet për vizitë në Austri.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

ME SHKAS: Të nderuar miq, e shoh një tendencë të shtuar të mediave për tu marrë zgjedhjet deri me analizën të fotove e dhënja e kahjeve të ndryshme hipotetike të përkrahjes së atij deputeti ndaj këtij apo kundërta. Sot ne patëm përvjetorin e 29 të degës ku pjesëmarrës ishin shumë veprimtarë e miq të LDK-së . Fjalë mbajtëm unë Haxhi Avdyli si kryetar dege, kryetarja e Forumit Gruas zonja Sadije Osaj-Jakupi, deputetët Armend Zemaj e Vjosa Osmani-Sadriu. Edhe pse para takimit i kërkova që edhe deputeti Anton Quni ta merrte fjalën, por Antoni insistoi që meqenese jemi para një procesi zgjedhor, nuk dua që ta shfrytëzoj këtë auditorium që dikush mund ta keqkuptonte si ndonje fushatë, kur merret parasysh që të tjerëve sdo i ipet rasti. Në të njëjtën kohë deputeti Driton Selmanaj që nga java e kaluar e ka të aranzhuar një vizitë shumë të rëndësishme në Vjenë të Austrisë, dhe e kishe tëpamundshme ta shtynte gjë që ka kërkuar mirëkuptim nga unë dhe ka kërkuar që unë tua përcjell urimet për përvjetor të gjithë aktivistëve. Prandaj të nderuar media dhe aktivistë, asnjë fjalë dhe asnjë përkrahje as mospërkrahje as publike as jopublike ska ndodh për asnjë kandidat. Të dy deputetët janë asete shumë të çmuara të LDK-së , dhe jo vetëm ata. Prandaj edhe kjo festë skishte të bënte me anime por vetem festim dhe apel për proces fer zgjedhor dhe ruajtje të unitetit. Dhe ashtu ishte festa jonë si nisi e u kry sot, me këtë frymë. Situata në degën tonë eshtë shumë e relaksuar, ska rivalitete negative, sepse as nuk kanë filluar akoma zgjedhjet në asnjë nëndegë. Por edhe kur të fillojnë zgjedhjet ka zotime publike e joformale për një garë korrekte, qasje të sinqertë ndaj njëri tjetrit, dhe vazhdim të punës së përbashkët të gjithëve me fituesin e këtyrë zgjedhjeve. Unë si kryetar në shkuarje i degà «s, do punoj për një proces fer, atmosfere relaksuese, pa imponime e improvizime , për perafrimin e njerzve më të mirë të lagjeve e fshatrave, deri te zgjedhja e kryetarit pa anuar për asnjë kandidat por si garantues te kushteve për garë të barabartë për secilin të interesuar , dhe jo vetëm të dy deputetëve por secilit aktivistë me ambicje. Këtë ia kam borgj LDK -së por edhe Kosovës ,sepse Kosova ka nevojë për një LDK të fortë që e nxjerr nga bataku i keqeverisjes së një klase politike në ikje. E LDK e fortë fillon nga Prizreni e gjithandej.