18:50 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Haxhi Krasniqi vazhdon vizitat në vendlindje, ndalet në restorantin e njohur

Në mesin e shumë takimeve gjatë qëndrimit të tij ne Kosovë, kampioni i Botës në boks Haxhi Robin Krasniqi zgjodhi të drekojë si i ftuar nderi në restorant Fiorentina Steak House.

I rrethuar nga miqë, familjarë dhe shumë qytetarë të Kosovës, kampioni i Botës kaloi momente të lumtura duke marrë edhe më shumë forcë dhe përkrahje.

Vetëm pas disa ditëve që Krasniqi u shpall kampion bote, ai udhëtoi drejt vendlindjes së tij për ta festuar fitoren e madhe me bashkardhetarët e tij.