08:19 / E Martë, 12 Dhjetor 2023 / AR

Haxhi Shala natën e kaloi në EULEX, sot pritet të transferohet në Hagë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala pritet të transferohet sot në Objektin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Shala që nga mëngjesi i së hënës po qëndron në zyret e EULEX-it në Fushë Kosovë ku edhe është intervistuar me urdhër të Gjykatës Speciale.

Familjarë të tij kanë thënë se ende nuk e dinë se çfarë akuze rëndon mbi ish-luftëtarin e UÇK-së.

Sipas tyre, ai pritet të dal para gjykatës nesër ose pasnesër. /IndeksOnline/