11:36 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haxhijaj uron sportistët kosovar për përgatitjet për Lojërat Evropiane

Kosova ka filluar përgatitjet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Minsk në vitin 2009.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj i ka uruar sportistët kosovar për fillimin e përgatitjeve.

“Nën organizimin e Komitetit Olimpik Evropian dhe Këshillit Organizativ të Lojërave Evropiane që do të mbahen në Minsk të Bjellorusisë, po diskutojmë me të gjithë përfaqësuesit e shteteve të Evropës, për përgatitjet që janë bërë deri më tani, si dhe punët që na presin në të ardhmen”.

“Kosova tani më ka filluar përgaditjet për pjesëmarrje në Lojërat Evropiane Minsk 2019, të dyjat me radhë”.

Suksese sportistëve tanë në fillimin e përgatitjeve për pjesëmarrje në këto lojëra”, ka shkruar Haxhijaj. /IndeksOnline/