16:40 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Haxhiu deputetit të LVV-së: Ulu palohu aty

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti për qasjen karshi grevës në arsim.

Në debatin parlamentar për grevat në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu gjatë fjalimit të tij, në një moment iu drejtuar njërit nga deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i thënë “rri dhe palohu aty”

Urdhëro, ti i dinë krejt, kanë e mbështesë e çka mbështesë. Po rri more palohu qaty” , tha ai.

Ai i tha VV-së se po vazhdojnë ta përmendin fitoren e 14 shkurtit por kanë humbur shtatë herë.