75 Mall Live Search
23:54 / E Shtunë, 04 Prill 2026 / MSH1

Haxhiu e nis punën në Presidencë me homazhe në Rezallë të Skenderajt

Në ditën e parë si ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nesër nis punën me një vizitë në Drenicë.

Haxhiu të dielën bën homazhe në kompleksin memorial në Rezallë të Skenderajt, me rastin e 27-vjetorit të masakrës në këtë fshat.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës së Kosovës, homazhet nisin në orën 10:00.

“Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, bën homazhe në Rezallë”, thuhet në njoftim.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, sot pasi pranoi detyrën nga Vjosa Osmani u shpreh e vendosur për ta ushtruar detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm, duke nënvizuar se bashkëpunimi institucional dhe përkushtimi i kabinetit do të jenë kyç për përballimin e sfidave në vijim.