23:56 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / AR

Haxhiu flet për mosvotimin e Komisionit Hetimor për energjinë elektrike

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për mosvotimin e Komisionit Hetimor për energjinë elektrike në Kuvendin e Kosovës.

Ajo thotë se për çdo cent të shpenzuar nga Qeveria e që është buxhet i shtetit, do të japin llogari.

Për secilin cent të shpenzuar nga Qeveria që është buxhet i shtetit do të japim llogari deri në fund. Mirëpo në anën tjetër kur flasim për energjinë elektrike nuk e di se si menjëherë mu kujtohet privatizimi i distribucionit. Unë atë ditë i thash Abelard Tahirit “Po zgjerojeni mandatin e komisionit hetimor, niseni me mënyrën se qysh është privatizu distribucioni për 23 milionë”.

Aktualisht problemin e kemi te çështja e kryesimit. Sepse kur ne kemi qenë në opozitë kemi pas pafund kërkesa për me themelu komisione hetimore. Shumë prej tyre nuk na kanë mbështet. Pra komisioni hetimor për SHIK-un. Sot LDK e PDK thonë “Për here të pare ndodh në Kuvendin e Kosovës që një komision hetimor nuk votohet”. Po a e din sa vjet i kemi kërku nënshkrimet për komisionin hetimor për SHIK-un“, tha ajo në T7./Indeksonline/