22:56 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Haxhiu: Herë nga ballkonet e herë nga rrjetet sociale, qytetarët treguan vullnetin e tyre

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se qytetarët po i qëndrojnë pranë Qeverisë Kurti, pavarësisht se ajo u rrëzua nga PLAN me 82 deputetë.

“Në këtë kohë pandemie, qytetarët çdo ditë kanë shprehur vullnetin e tyre, në forma të ndryshme, herë nga ballkonet e tyre e herë përmes rrjeteve sociale.

Asnjëherë s’ka pasur një lidhje aq të fuqishme në mes vullnetit qytetar dhe veprimeve qeveritare!

Së bashku do ta mundim edhe virusin Corona por edhe pazaret e PLANI-t”, shkruan Haxhiu./Indeksonline