75 Mall Live Search
10:19 / E Diele, 03 Maj 2026 / b l

Haxhiu nderon 25 martirët e Bukoshit

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në Bukosh.

Atje, më 3 maj 1999 25 djem e burra u ndanë nga kolonat dhe u ekzekutuan në oborrin e shkollës në Bukosh.

Ushtruesja e detyrës së presidentes përshëndeti familjarët e martirëve një nga një.

Bashkë me Haxhiun, nderime për martirët bëri edhe ministri në dorëheqje Andin Hoti.