75 Mall Live Search
15:42 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / mp

Haxhiu, qeverisë Kurti: Dështimet s’mundet me ua la as uji i Ujmanit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se dështimet e qeverisë Kurti janë të shumta.

Ai tha se “dështimin dhe korrupsionin” e kësaj qeverie, nuk mundet ta lajë as uji i liqenit të Ujmanit, njofton Klankosova.tv.

“Krejt rrenat që i keni bërë me programin tuaj s’mundeni me i la. Keni premtuar menaxhim të pandemisë, ky është dështimi i parë. Ju kujtohet në vitin 2021 kur e keni kufizuar qytetarin në lëvizje, e vetë keni shkuar të vallëzoni në dasma, e duke vallëzuar ju, vallëzonte edhe COVID-19”, u shpreh deputeti Haxhiu.