17:38 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haxhiu: Qëllimi Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është mbi secilin interes partiak

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 03:30, një patrullë policore e Stacionit Policor të Drenasit, ka ndaluar në fshatin Poklek të Drenasit një kamionetë me rimorkio (frigorifer) me drejtues një shtetas të Shqipërisë.

Gjatë kotrollës brenda rimorkios së kamionetës janë gjetur të fshehur 24 shtetas të huaj (nga Siria, Egjipti dhe Afganistani), të cilët kanë deklaruar që kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë ilegale rrugëve malore dhe se të njëjtit kanë për qëllim që të shkojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Policia dyshon se kjo veprimtari është organizuar në bashkëpunim mes dy shtetasve të Shqipërisë dhe dy shtetasve irakian. Dy shtetasit e Shqipërisë: F.S., lindur më 1966, mashkull shtetas i RSH-së dhe K.S., lindur më 1995, mashkull shtetas i RSH-së, dyshohet se kishin detyrë t’i dërgonin emigrantët deri në Mitrovicë. Kjo veprimtari është drejtuar nga dy shtetas, meshkuj irakian: A.A., lindur më 1982 dhe R.M., lindur më 1985.

Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, ka arritur të lokalizojë vend-ndodhjen e të dyshuarve irakian dhe të njëjtit i ka arrestuar.

Me aktvendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘kontrabanda me emigrantë’.